Dy persona kanë vdekur në aksidentin që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë, në pasditen e së enjtes.
Aksidenti, sipas Policisë, ka ndodhur në fshatin Trudë të Komunës së Prishtinës, përkatësisht në hyrje të magjistrales, prej Podujevës.
Policia e Kosovës ka treguar për Express se ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po
merret me rastin.
“Para rreth gjysmë ore është shkaktuar një
aksident trafiku, ku si pasojë e aksidentit dyshohet se dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Daut
Hoxha.“
Policia është në vendin e ngjarjes dhe po
merret me procedurat e hetimit, për të identifikuar shkaqet se si ka ardhur deri te ky
aksident tragjik”, ka shtuar
Hoxha.
Shtuar më 02/08/2018,
ora 21:15