Dy persona humbin jetën në aksidente në Lipjan
Pëlqej
Dy persona kanë gjetur vdekjen sot si pasojë e aksidenteve rrugore. Gjatë një aksidenti të ndodhur në fshatin Hallaq i Madh një person mbeti i plagosur rende pasi automjeti më të cilin ai po udhëtonte doli nga rrug.

“Viktima derisa ishte në tretman mjekësor në QKUK ka ndërruar jetë. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, njofton Policia e Kosovës.

Po në QKUK, të premten ka ndërruar jetë një tjetër person nga Lipjani, që po trajtohej aty nga plagë që kishte marrë një ditë më parë. /albeu.com/

Shtuar më 16/08/2014, ora 16:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori