Dy përkthyes për dy gjakovarë
Ministri i Ekonomise Valon Saraçini dhe ministrja e Tregtisë Mimoza Kusari Lila në takimin e para disa ditësh kanë komunikuar me njeri-tjetrin në gjuhën shqipe.

Duke qenë se janë të dy me prejardhje nga Gjakova, përkthyesit ishin vetëm formalisht aty. Kjo i ka rënë në sy disa pesonave që e dinë faktin e prejardhjes së tyre, shkruan Lajm.

Ata kanë folur shqip në prezencë të kamerave, ndërsa pas largimit të kamerave, fotorepoterëve me siguri nuk ka munguar edhe theksi gjakovar. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2013, ora 10:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori