Dy mijë nxënës në Prizren siguruan të ardhmen e tyre në BE, politikanët të shqetësuar
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj është shprehur i tmerruar nga ajo çfarë ka dëgjuar sot.

Ai tha se mbi dy mijë nxënës më pak janë evidentuar gjatë kontrollit sistematik që e organizon Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren.

Tutje ai shtoi se kur kjo ikje nga Kosova ndodhë tek fëmijët, nënkupton se janë larguar familje të tëra.

Ai theksoi gjithashtu se Prizreni është komuna e dytë më e madhe në Kosovë, pa llogaritur ikjet individuale kjo shifër nënkupton rrezik në rrafshin shtetëror dhe kombëtar. Sipas Rexhajt është momenti që të bëhet kthesë politike, përndryshe ky vend do të mbetet vetëm i atyre që e zhvatën dhe po e zhvasin.

Postimi i plotë:

E tmerrshme ajo çfarë kuptova sot. Mbi 2 mijë nxënës më pak janë evidentuar gjatë kontrrollit sistematik që e organizon Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren. Pra kur kjo ikje nga Kosova ndodh tek fëmijët nënkupton se janë larguar familje të tëra.

Prizreni është komuna e dytë më e madhe në Kosovë, shumëzojeni me komunat tjera, pa llogaritur ikjet individuale kjo shifër nënkupton rrezik në rrafshin shtetëror dhe kombëtar.

Dhe fajtor për këtë janë qeverisjet e korruptuara dhe kriminale, Kosova po zbrazet sepse asnjëra prej tyre nuk e ka pasur si synim zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Prandaj është momenti i duhur që ta bëjmë kthesën politike, përndryshe ky vend do të mbetet vetëm i atyre që e zhvatën dhe po e zhvatin sistematikisht Kosovën.

Shtuar më 28/03/2019, ora 08:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori