Dy bomba në shtëpinë e nënkryetarit të PDK-së së Deçanit
Në shtëpinë e nënkryetarit të PDK-së së Deçanit, Avdi Bufaj janë vënë dy bomba ditën e shtunë.

Bombat janë hedhur, por për fat të mirë nuk kanë shpërthyer.
Policia ende nuk ka bërë të mundur arrestimin e asnjë personi lidhur me këtë rast.

Indexonline bën me dije se edhe pse policia ka nisur hetimet, ende nuk ka asnjë të dyshuar konkret për hedhjen e bombave.

Edhe nëndega e PDK-së së Deçanit e ka dënuar sulmin ndaj shtëpisë së nënkryterit të degës. /albeu.com/

Shtuar më 21/04/2014, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori