Dy
aksidente të njëpasnjëshme kanë
ndodhur para pak minutash në rreth-rrotullimin në afërsi të QKUK-së.
Siç shihet nga fotot e dërguara nga lexuesit, një taksi dhe një veturë tjetër janë aksidentuar brenda rrethit. Kurse në hyrje të rreth-rrotullimit ka
ndodhur aksidenti i dytë në mes një autobusi lokal dhe një veture private.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë
përkatëse të Policisë së Kosovës, nuk dihet nëse ka të lënduar.
Këto dy
aksidente në afërti prej më pas se pesë metrash kanë shkaktuar tollovi në atë pjesë të qytetit./kallxo.com
Shtuar më 05/03/2018,
ora 08:51