Shpejtësi e frikshme, “fluturimi i vdekjes” që mori jetën e tre të rinjve te mbikalimi i Saukut

Kanë dalë pamjet të reja nga aksidentit tragjik me 3 viktima dhe 3 të plagosur, ku i riu Klevis Ruçaj po udhëtonte me makinën e llojit “Audi” nga Farka dhe për shkak të shpejtësisë së lartë theu barrierat e mbikalimit të Saukut e ra mbi mjetin “Honda” mbrëmjen e së enjtes.

Në pamjet e kamerave të sigurisë, duket qartë që mjeti që drejtohej nga i riu ishte me një shpejtësi marramendëse, dhe për pak një tjetër automjet ka mundur t’i shmangej përplasjes para se “Audi” të fluturonte nga mbikalimi.

Në automjetin ‘Audi Q8’ udhëtonin Klevis Ruçaj, që ishte shoferi dhe dy vajzat, Eriselda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroi, 23 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, ndërsa të tre humbën fatkeqësisht jetën. Po ashtu në aksident u plagosën 2 persona të tjerë që udhëtonin në mjetin ‘Honda’ që i ra sipër “Audi”.

Ndërkohë, Ruçaj, i cili ishte pajisur me leje drejtimi në vitin 2021, ishte një shofer problematik, pasi brenda pak muajsh ishte gjobitur 5 herë për shkelje të rregullave të qarkullimit, kryesisht shpejtësi dhe përdorim celulari në timon.

VIDEO/ Pamje të reja nga “fluturimi i vdekjes” që mori


Shtuar 11.03.2023 17:12