Durrës, ekzekutohet 44 vjeçari nga Kosova
Një 44 vjeçar nga Kosova është gjetur i vrarë me 4 plumba pranë banesës së tij në Durrës. Sipas policisë Skënder Spahia është qëlluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në afërsi të zonës së “Shkëmbit të Kavajës” në Durrës, ku 44-vjeçari kishte blerë një banesë në të cilën jetonte përkohësisht gjatë sezonit të verës.

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes, por sipas policisë dyshimet e para lidhen me larje hesapesh. Uniformat blu po hetojnë pistën e përfshirjes së viktimës në pazare droge. /albeu.com/

Shtuar më 31/05/2012, ora 09:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori