Durmishi reagon për herë të parë pas daljes në publik të lidhjes jashtëmartesore
Ish-drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Hysen Durmishi ka folur për Express për aferën e dashurisë për të cilën u raportua dje. Ai nuk ka mohuar e as pohuar asgjë, por ka kërkuar që mediat të mos merren me jetën e tij private.

Vetëm një muaj pasi u largua nga posti zyrtar në Komunën e Prishtinës, Hysen Durmishit iu zbulua një lidhje jashtëmartesore.

Ish-drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Hysen Durmishi, nuk ka dashur të deklarohet rreth lajmit që u publikua një ditë më parë, sipas të cilit ai është në lidhje dashurie me një zyrtare të Komunës së Prishtinës, ku kjo e fundit thuhet të ketë mbetur edhe shtatzënë.

I kontaktuar nga Express, Durmishi nuk ka pohuar e as mohuar këtë lajm, duke thënë se nuk dëshiron të flasë për çështje që janë krejtësisht private.

“Ju lutem unë nuk dua të prononcohem për jetën time private dhe ju lutem që të keni konsideratë e të mos merreni me kësi lajme” u shpreh Durmishi.

Një ditë më parë, Lajmi.net, kishte raportuar për një romancë dashurie jashtëmartesore të Durmishit me një zyrtare të Komunës, e cila nuk ishte pjesë e drejtorisë së tij.

“E kurorëzoi me dashuri. Sipas burimeve, por edhe disa fotografive në rrjetet sociale, dashuria e tyre është forcuar edhe më shumë, pasi që M.B. është shtatzënë. Lajmi.net ka mësuar se zyrtarja e Komunës së Prishtinës M.B. ishte beqare në kohën sa u lidh me të martuarin Hysen Durmishi”, njoftonte portali.

Lëvizja ‘Vetëvendosja’ së fundmi u përball me një skandal brenda partisë që e ndau këtë subjekt në dy taborë, krahu i Albin Kurtit në të cilin është pozicionuar edhe Durmishi, dhe ai i Dardan Molliqajt.

Ndërkohë që vetë Kurti e shkundi edhe më tej këtë subjekt duke e hapur temën e ngacmimeve seksuale të cilat sipas tij janë shumë të pranishme në Vetëvendosje.

Ndryshe, Durmishi në fund të vitit 2017 pas katër vitesh punë, kishte dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit të Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës.

Këtë e kishte bërë të ditur ai përmes një postimi që kishte bërë në llogarinë e tij në Facebook, duke thënë se për 4 vite në drejtorinë e tij i ka takuar afër 50 mijë qytetarë. “Nuk besoj që ka ndonjë zyre në Kosovë që ka takuar kaq shumë qytetarë”, kishte shkruar Durmishi.
Shtuar më 02/02/2018, ora 13:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori