Duhet një zgjidhje e qëndrueshme për situatën në Kosovë
Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Dacic, ka thënë se është e domosdoshme të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme për situatën në Kosovë.
“Duhet gjetur sa më parë zgjidhje për të gjitha çështjet në Kosovë, zgjidhje të cilat do të ishin të pranueshme nga të dyja palët dhe të cilat do të mundësonin që të gjithë të shikojnë kah e ardhmja”, u ka thënë Dacic gazetarëve në Beograd, ndërsa citon RTK.

Sipas tij, në planin e brendshëm është e nevojshme të arrihet më shumë unitet dhe pajtueshmëri mbi qëndrimet dhe pikëpamjet se si të gjinden zgjidhjet e qëndrueshme për Kosovën.
Shtuar më 26/12/2011, ora 19:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori