"Duel" në Slloveni: Presidentët shqiptarë Thaçi-Nishani kundër presidentëve sllavë Vuçic-Ivanov
Takimi i presidentëve në Brdo Brion të Sllovenisë nuk ka kaluar në qetësi.
Presidenti serb, Aleksandar
Vuçic ëshët shprehur se në takimin që e zhvilluan persidentët e vendeve të rajonit në Slloveni pati debate të ashpra.
Presidenti serb ka thënë se nuk e mban mend të ketë pasur diskutim me të ashpër dhe me të rëndë me
presidentin kosovar,
Hashim Thaçin.
Vuçic tha se së bashku me
presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov shkëmbyen “fjalë të rënda dhe të ashpra me përfaqësuesit shqiptarë” duke aluduar në
Hashim Thaçin dhe Bujar Nishanin.
“Ata u përpoqën të thonë se deklaratat e Beogradit se në rajon nuk është situatë e qetë janë trillime, dhe unë duhet të them se
presidenti maqedonas më dha mbështetje të plotë, dhe Serbia e Maqedonia i bën një bllok dy shqiptarëve”, tha
Vuçic.
“Unë sot u thashë se e kuptojmë se shqiptarët e Kosovës mund të jenë të pavarur, por ata nuk kanë nevojë të marrin këpucët tona dhe të thonë se Serbia e jep pëlqimin dhe e njeh Kosovën si shtet”, shtoi
presidenti serb.
Ai deklaroi se zgjidhja më e mirë në Ballkanin Perëndimor është me anë të dialogut. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2017,
ora 18:44