Duda merr në mbrojtje Donika Kadajn
Deputetja boshnjake e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje i ka dalë në mbrojtje deputetës Donika Kadaj Bujupi lidhur me ofendimin që i ishte bërë asaj nga Daut Haradinaj pak kohë më parë dhe u riaktualizua edhe sot pas rikthimit të saj në AAK.

Përmes një postimi në facebook, deputetja Balje ka kërkuar që të lihet rahat ajo, duke shtuar se nuk ka asgjë të keqe nëse nëna e saj i takon komunitetit boshnjak.

“Mirë de, nëna e Donikës është boshnjake, çka ka të keqe këtu. A keni diçka kundër që Donikën ta marrim në VAKAT. Lëreni gruan rehat”, ka shkruar BaljeFacebook.

Haradinaj e kishte ofenduar atë, duke e porositur që të mos i fyente komunitetet, ngase ashtu siç thoshte ai, do të “hidhërohej nëna e saj”.

“Duhet të ruhesh mos po idhnohet nëna jote. S’po e bën askush avokatin, por që organet e drejtësisë merren për të gjitha rastet. Mos të na shesin mend se të gjithë i njohim”, pati thënë Haradinaj.

Ndërkohë sot gjatë seancës së Kuvendit, po i njëjti ka uruar rikthimin e saj në AAK.


Shtuar më 15/03/2018, ora 08:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori