Rama nga Gjirokastra: Nuk është e largët dita kur të gjithë do të kthehen për të pasur biznesin e tyre këtu

Kryeministri i vendit, Edi Rama paraditen e sotme u ndal në Gjirokastër.

Ai tha se opozita nuk duhet të ketë më shanse për të qevrisur. Sipas tij, kur PS ka marrë drejtimin e Gjirokastrës, vendi ishte lënë në harresë. Ndërsa sot, siç theksoi Rama, nën qeverisjen e PS-së është kthyer në një atraksion turistik.

Ai mori sërish si shembull Shkodrën, e cila është nën drejtimin e PD-së dhe tha se sot është qyteti më i ndotur në Shqipëri.

Rama: Kur shkon të votosh do të mendosh edhe nëse ai që ti voton do ta bëje më të mirë apo do e prishë çerdhen e kopshtin e  shkollën. Libohova na dha mundësinë që ne ta drejtojmë dhe i kam bërë pyetjen vetes që si ka mundësi që këtu jetojnë njerëz kur këtu nuk ka as edhe një shërbim dhe gjithçka është rrënim e ato godina që duket sikur mbajnë njëra-tjetrën. Shkoni në Libohovë sot, kush shkonte më parë për turizëm.

Është kthyer në potencial që bëhet atraksion turistik dhe kjo nuk ndodh vetë nuk e bën zoti por njerëzit me ndihmën e zotit dhe këtë e bëjmë vetëm ne nuk dinë ta bëjnë ata të tjerët fare se po të donin do të mund të na tregonin sot pas 31 vitesh një komunë ku kanë bërë diçka dhe të thonë edhe ne dimë të bëjmë. Nuk kanë çfarë na tregojnë shikon i Shkodrën e kanë pasur 31 vite në dorë dhe sot është qyteti më i papastër i Shqipërisë për turp të zotit. Nuk ekziston më në qytet që qeverisën nga ne që kazanët të qëndrojnë të mbushur, kush vjen i bën përshtypje sa pastër është vendi.

KUSH FITON NE GJIROKASTER: KLIKO PER TE VOTUAR 

Përveç meritës së drejtueses tuaj që paska lindur me fshesë në dorë, paska humbur shumë kohë si përkthyese, kjo është çështje përgjegjësie e ata nuk e kanë. Atyre jepi çelësin e një zyre dhe bëjnë çetën e tyre. Shikoni Dropullin ne sot kemi çfarë të themi e të tregojmë edhe pse ka akoma shumë për të bërë. Nuk është e largët dita kur të gjithë do të kthehen për të pasur biznesin e tyre këtu e agroturizmin. Me kë do të diskutojmë trashëgimi kulturore e kujt mund ti lihet në dorë ta adminsitrojë përveçse Partisë Socialiste që të mos ju flas për Tepelenen rëndohet biseda, ishte bërë si një xhep fallso ku nuk ndalonte njeri. Erdhi dita dhe jo Tepelena por faji i Tepelenes gjithë qarku ka dhe një dalje në det të shkurtër fare. Në Gjirokastër nuk diskutojmë rezultat e asgjë vetëm si të shkojmë përpara, tani radhën e kanë pjesët e qytetit që kanë nevojë për ndërhyrje./Albeu.com/

 


Shtuar 29.04.2023 12:05