"Duam drejtësi, jo amnisti"
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Update - Ndërsa ligji për amnisti pritet që të ratifikohet nga deputetët, një grup qytetarësh kanë protestuar sot para Kuvendit të Kosovës kundër tij.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile i kanë bërë thirrje kuvendit të Kosovës që ta heqin prej rendit të ditës komplet ligjin pasi që më të do të shpëtohen serbët dhe shqiptarët që kanë bërë krime./albeu.com/


.................

10.14 - Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar protestën para Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar miratimin e Projektiligjit për amnistinë që pritet të miratohet sot.

"Duam drejtësi, jo amnisti", janë thirrjet e protestuesve, ndërsa nënkryetari i VV-së, Shpend Ahmeti ka theksuar se kjo erdhi si rezultat i ratifikimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Para 14 vitesh disa kanë kryer krime nga më të ndryshme, e megjithatë ligji për amnistinë i barazon me qytetarët e ndershëm.

“Sot ne po i shohim pasojat e marrëveshjes që u ratifikua në Kuvend, tash po vjen edhe ligji për amnisti, që i legjitimon dy grupe. Po legjitimohen të gjitha strukturat kriminale që kanë vepruar qe 14 vite në veri të Mitrovicës, e që kanë bërë krime nga më të ndryshmet. Pastaj legjitimohet edhe grupi i dytë i uzurpatorëve të pronës së paluajtshme, i sulmuesve ndaj zyrtarëve në detyrë, etj. Qe 14 vite njerëzit që kanë bërë krime nga më të ndryshmet, tash po barazohen me qytetarët e ndershëm”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti, u ka bërë thirrje të gjithë atyre deputetëve, që të mos e miratojnë ligjin për amnisti, duke thënë se shpresojnë se ka deputetë që kanë ndërgjegje dhe do të mundësojnë që të mos bëhen 80 vota për kalimin e ligjit.

“U bëjmë thirrje deputetëve që nuk janë kriminal, që ne shpresojmë se ende ka deputetë të tillë, që të mos e votojnë pro. Shpresojmë që ata që janë të ndershëm, të mos e votojnë asesi këtë ligjt”, ka shtuar Ahmeti. /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2013, ora 12:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Tifozët Kuqezi në ndeshjen Shqipëri-Spanjë. Foto: Nderim Kaçeli/Albeu.com

Tifozët Kuqezi në ndeshjen Shqipëri-Spanjë. Foto: Nderim Kaçeli/Albeu.com