DSS: Serbia e njohu Kosovën
Pëlqej
Partia Demokratike e Serbisë ka deklaruar se marrëveshja e fundit e arritur në Bruksel, për lëvizjen e lirë të qytetarëve mes Kosovës dhe Serbisë është dëshmi e faktit se Serbia në mënyrë indirekte e ka njohur Kosovën.

"Marrëveshja u nënshkrua në heshtje. Kjo do të thotë se Aleksandër Vuçiçi, Tomislav Nikoliçi dhe Ivica Daçiç realisht kanë nënshkruar diçka, e cila është nënshkruar me një palë tjetër, pra njohje indirekte e shtetit të Kosovës", ka thënë partia serbe, DSS, ka transmetuar Radio KIM, shkruan KD.

Sipas kësaj partie, zyrtarët e lartë të Serbisë po "përulen" përpara BE-së duke nënshkruar marrëveshje me Kosovën, deri sa kjo të çojë në njohje të shtetit kosovar. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2014, ora 15:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori