Dërguti: Nuk i kam dërguar letër ITU-së për të mos i dhënë Kosovës kodin
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Aida Dërguti, ka thënë se nuk ka lidhje letrën e dërguar drejt ITU-së për refuzimin e kodit telefonik për Kosovën.

"Unë nuk i kam dërguar letër ITU-së, ato mund t'i gjeni edhe në internet, nuk e di kush çfarë ka publikuar", ka thënë Dërguti gjatë seancës së sotme, pasi Ministrja për Dialog Edita Tahiri tha se një deputet i Kuvendit të Kosovës ka shkruar një letër të tillë tek ITU.

Por, pas deklaratave të Dërgutit, ministrja Edita ka reaguar duke i thënë se "nuk ka përmendur asnjë emër të tillë si Aida Dërguti" për letrën e dërguar në ITU.

"Unë nuk përmenda asnjë emër për letrën e dërguar në ITU. Unë nuk të përmenda ty Aida Dërguti. Zonja Dërguti ju e zbuluat veten. Ju e keni keqpërdor edhe Kuvendin. Keni shkel rregulloren zonja Dërguti me nënshkrimine dhënë", ka thënë Tahiri. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2017, ora 12:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori