Dreçun: Serbia nuk duhet të diskutojë për Ushtrinë e Kosovës
Kryetari i të ashtuquajturës Komisioni Parlamentar për Kosovën, Milovan Dreçun, ka thënë se Serbia nuk duhet të diskutojë për iniciativën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçit për Ushtrinë.

Dreçun për "B92" tha se në seancën e Komisionit Parlamentar të mbajtur në shkurt kanë diskutuar rreth situatës në Kosovë dhe se ai kishte kërkuar një vlerësim të sigurisë.

"Sapo do të ketë nevojë, Komisioni do të takohet përsëri. Tani nuk duhet të biem në grackën e polemikave dhe të provokojmë destabilizim", është shprehur Dreçun. /albeu.com/

Shtuar më 14/03/2017, ora 12:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori