Kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Istogut, Gani
Dreshaj, ka shkuar për të
votuar por nuk e ka marrë me vete pasaportën.
Gazetari i KALLXO.com raporton se
Dreshaj është futur në qendrën e votimit, por ka dalë nga aty pa
votuar pasi nuk ka pasur dokument identifikimi me vete.
Ai është duke pritur para qendrës së votimit për t’ia sjellë dokumentacionin.
Ndryshe, qytetarët e komunës së Istogut po votojnë sot për kryetarin e tyre.
Në garë janë Haki Rugova dhe Gani
Dreshaj i AAK-së.
Votimi i sotëm është përsëritje e
balotazhit të 19 nëntorit.
Në votimet e rrethit të parë, Rugova e
Dreshaj kishin marrë më së shumti vota, por jo të mjaftueshme sa për të fituar zgjedhjet e 22 tetorit.
Pas
balotazhit LDK ishte ankuar për parregullsi me votat nga jashtë dhe Gjykata Supreme ka vendosur për përsëritjen e
balotazhit. /albeu.com/
Shtuar më 17/12/2017,
ora 12:53