Nuk u futën dot në seli, Noka: PD si burg i sigurisë së lartë, Rama e ka kthyer në Alkatraz modern

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Flamur Noka, pasi nuk hapi dot asnjë nga dyert për të hyrë në selinë blu, doli në një prononcim për media duke thënë se Basha e ka kthyer në burg të sigurisë së lartë selinë, por sipas tij, me datë 8 do të kthehet në shtëpinë e lirisë.

“ Një grup deputetësh të PD erdhëm sot në selinë e PD në shtëpinë tonë për të zhvilluar një takim dhe një mbledhje me agjendën që do të ketë grupi parlamentar dhe PD për vitin 2022. Ajo që po konstatojmë me dhimbke është se shtëpia e lirisë partia jone PD sot duhet të ishte një ambient festiv ku të mblidheshin të gjithë demokratët, por për fat të keq Edi Rama e ka kthyer pengun e tij në një alkatraz modern. Gjithçka e blinduar, a thua se e ka kthyer PD në një burg të sigurisë së lartë. Është e turpshme dhe e neveritshme. Pengu mund të rrije i vetëburgosur, ose Rama ia ka siguruar burgun modern që ta zgjasë pushtetin e tij. Rama mund t’i krijojë kushtet e burgut të alkatrzit modern, por nuk mund të burgosë shpirtin demokratëve. Më datë 8 qytetarët do të marrin frymë jo nga qelitë e alkatazit por në shtëpinë e lirisë”, tha Noka./albeu.com


Shtuar 5.01.2022 12:53