Bojken Abazi, drejtues i vetëvendosjes në Tiranë, deklaroi të enjten në emisionin OPEN në Top Channel se LDK synon të marrë drejtimin e qeverisë së Kosovës në
raundin e dytë.
Sipas tij, LDK
votoi për
Glauk Konjufcën si kryetar parlamenti, për t’i hapur rrugë krijimit të qeverisë në
raundin e dytë
“LDK
votoi sot për
Glauk Konjufcën si kryetar parlamenti sepse duan të marrin drejtimin e qeverisë në
raundin e dytë. Kjo është bindja ime personale. Këtë synim kanë patur që prej fillimit se nuk kanë qenë të sinqertë”, deklaroi Abazi.
Sipas ligjit, nëse partia e parë që doli fituese në zgjedhje nuk arrin të formojë qeverinë, mandate i kalon partisë së dytë.
Shtuar më 26/12/2019,
ora 21:55