Drejtori i Policisë së Serbisë sot në Kosovë
Drejtori i Policisë së Serbisë, Milorad Veljoviç, do të jetë pjesë e konferencës së organizuar nga ICITAP-i Amerikan në Kosovë. Në këtë konferencë do të marrin pjesë drejtorët e përgjithshëm të Rajonit.

Zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani ka konfirmuar për "Zërin" se shtetet që pritet të jenë pjesëmarrëse janë, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Kroacia dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Ndryshe, drejtori i policisë të Serbisë, Milorad Veljoviç kohë më parë u takua në Beograd me drejtorin e Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, i cili ishte i shoqëruar nga zyrtarë të EULEX-it.

Pritet që temë diskutimi ishte zgjidhja e problemeve aktuale pas shtimit të numrit të emigrantëve nga Kosova, të cilët përmes Serbisë po kalojnë nëpër vendet e Bashkimit Evropiane.

Po ashtu është biseduar edhe për luftën e përbashkët kundër të gjitha formave të krimit të organizuar si dhe për sigurinë përgjatë kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2015, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori