Drejtori i Institutit të mjekësisë ligjore jep detaje për autopsinë e trupit të policit
Para pak minutash trupi i pajetë i policit Malsor Dashi ka arritur në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Lajmin e bëri të ditur drejtori i këtij Instituti, Arsim Gërxhaliu. Ai tha se autopsia e trupit të të ndjerit pritet të kryhet gjatë ditës së nesërme me urdhër të prokurorit të rastit.

Trupi i policit 27-vjeçar Malsor Dashi u gjet nga ekipet e kërkimit sot rreth orës 15:45. /albeu.com/
Shtuar më 03/05/2018, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori