Drejtori i BE-së ia thotë në sy Haradinajt ç'mendon për demarkacionin
Pëlqej
Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, Christian Danielsson, ka takuar sot kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, për të lansuar Programin për Reforma Ekonomike. Danielsson në konferencën e përbashkët me Haradinajn u pyet për demarkacionin si kusht për liberalizimin e vizave.

Dannielson përmendi edhe luftimin e korrupsionit dhe krimin e organizuar si kushte tjera të rëndësishme për liri të lëvizjes në Bashkimin Evropian duke kërkuar adresimin e tyre.

Ai ka kërkuar që Qeveria Haradinaj ta zgjidhë çështjen e demarkacionit në mënyrë që KE të rekomandojë heqjen e vizave.

“Po filloj me pyetjen e fundit, mendoj që është shumë e rëndësishme. Një nga sfidat, në përpjekjet e reformimit, është adresimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivel vendi.

Kjo është e rëndësishme për disa arsye, është e rëndësishme për vetë Kosovën, është e rëndësishme për klimën e biznesit .

Gjithashtu pajtohem që është edhe një nga kriteret sa i përket udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.

Kur vijmë, këtu që e përmendet edhe çështjen e marrëveshjes së demarkacionit, kriteret janë të njohura publikisht dhe ne këshillojmë që të shikohet se si të adresohen këto kritere, kjo shkon për Qeverinë e Kosovës dhe nga ana jonë zotimi është i qartë, kur këto të jenë kryer KE është e gatshme që të rekomandoj liberalizimin e vizave sapo të kryhen këto çështje” ka thënë ai./ Gazeta Express


Shtuar më 04/10/2017, ora 12:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori