Drejtori i AKI-së sot para anëtarëve të Komisionit Mbikëqyrës
Anëtarët e komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Inteligjencë do takohen sot me drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Agron Selimaj.

Takimi do të zhvillohet në kuadër të një studimi që është bërë së fundmi nga Selimaj, i cili ka kërkuar që departamenti i Verifikimit të nxirret nga AKI-ja dhe të funksionojë në kuadër të qeverisë.

Ndryshe, AKI ka pas dyshime se ishte një planifikim për ta sulmuar Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdofc të Podujevës. Plani ishte të liroheshin dy prej njerëzve që konsiderohen ndër më të rrezikshmit në Kosovë. Të burgosurit - B.K. e B.B. - janë duke vuajtur dënime të rënda për krime, përfshirë dhe vrasje.

Ndërsa sipas një studimi të kryer nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), thuhet se AKI duhet të zhvillojë profilin e saj që thekson një hapje më të madhe ndaj publikut dhe profesionalizëm se sa mbyllje apo qasje sekrete. /albeu.com/
Shtuar më 08/06/2015, ora 09:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori