E FUNDIT/ Lëkundet përsëri vendi, mësoni epiqendrën
Drejtësia selektive në Kosovë: Ndryshe dënon shqiptarin, e ndryshe serbin!?
Përfaqësuesit ndërkombëtarë po bëjnë drejtësi selektive kur bëhet fjalë dënimet e shqiptarëve dhe serbëve.

Rasti më i mirë për ta parë këtë është gjykimi e Oliver Ivanovicit dhe Sami Lushtakut. Që kur Ivanovici u shpall fajtor më 9 vite heqje lirie, Lushtaku u dënua me 12 vite burg për një person të paidentifikuar.

Ivanovic nuk u dërgua në paraburgim, meqë Trupi Gjykues i kryesuar nga gjyqtarja rumune, Roxana Comsa, ia vazhdoi arrestin shtëpiak derisa aktgjykimi ndaj tij të shpallet i plotfuqishëm. Menjëherë me këtë vendim, pati reagime dhe pakënaqësi, nga pala e dëmtuar dhe familjarët.

Gjithashtu, edhe njohës të drejtësisë në Kosovë e quajtën të padrejtë këtë vendim./Albeu.com/
Shtuar më 23/01/2016, ora 18:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori