Imami i xhamisë së madhe në Prishtinë,
Shefqet Krasniqi, është kursyer nga ndjekja
penale. Atë nuk e ka akuzuar prokurori Sabri Ademi. Megjithëse kishte qenë duke drejtuar veturën në të cilën ishin edhe Arsim
Krasniqi dhe Shaban Albry, që tashmë akuzohen për veprën
penale të armëmbajtjes pa leje, të cilët katër vjet më parë u zbuluan se kanë fshehur armë në magjistralen Prishtinë-Mutivodë në pyll afër vendit të quajtur Stallovë.
Shefqet Krasniqi nuk ishte përfshirë në kallëzim
penal pavarësisht rekomandimit me shkrim që kishte përpiluar njëri nga hetuesit e
rastit, i cili kishte kërkuar që të tre të jenë pjesë e kallëzimit
penal.
Sipas rekomandimit të hetuesit të
rastit, i cili që nga dita e parë ishte marrë me këtë rast, një kopje të të cilit e ka siguruar gazeta “Zëri” të enjten,
Shefqet Krasniqi nga hetuesi i
rastit kishte qenë i dyshuar për fshehje të veprës
penale ose mosdeklarim të veprës
penale raporton Indeksonline.
I njëjti hetues ka rekomanduar, duke u bazuar në hetimet disamujore. /albeu.com/
Shtuar më 15/03/2013,
ora 10:25