Drecun: S'më intereson çfarë thotë Gjykata Kushtetuese, Marrëveshja duhet të zbatohet
Milovan Drecun
Reagimet e zyrtarëve të Serbisë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Marrëveshjen e Asociacionit të Komunave serbe, sado që ende jo nga nivelet më të larta, janë gjithnjë e më nevrike e më të papërmbajtura.

Pas Marko Gjuric, i cili në mënyrë ultimative ka kërkuar respektimin e Marrëveshjes së nënshkruar më 25 gusht në Bruksel, ka reaguar edhe Milovan Drecun, i cili Kushtetutën e Kosovës dhe Qeverinë e saj i ka cilësuar "të ashtuquajtura".

Kryetari i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për Kosovën është kategorik kur thote se, nuk do te kete bisedime të reja lidhur me Asociacionin e Komunave serbe.

Sipas tij, këto (bisedat) janë dëshira të vitit të ri të disa politikanëve kosovarë, ndërsa shton se Marrëveshja duhet të zbatohet.

"Absolutisht nuk më intereson se cdo të thotë e cdo të vendosin e ashtuquajtura Gjykatë Kushtetuese dhe e ashtuquajtura Qeveri e Prishtinës. Ata janë të detyruar të respektojnë marrëveshjen ashtu si është arritur dhe aty shmangie nuk ka. Nëse diçka nuk është në përputhje me Kushtetutën, atëherë duhet të ndryshohet Kushtetuta. Nëse Brukseli kërkon që për Marrëveshjen tashmë të arritur të bisedohet sërish, atëherë ky do të ishte një hap i madh prapa dhe ky proces do të ishte pa perspektivë", ka thënë Milovan Drecun. /albeu.com/
Shtuar më 24/12/2015, ora 10:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori