Drecun: Kosova fuqizohet nëse pranohet në INTERPOL
Pëlqej
Kryetari i komisionit parlamentar për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se përpjekjet e Kosovës për anëtarësimInterpol janë të papranueshme për shtetin e Serbisë.

“Për ne është e papranueshme që shteti i vetëshpallur të bëhet anëtar i Interpolit. Një hyrje e mundshme në Interpol do t’u jepte atyre një shkurtore për ngritjen e aktakuzave dhe vënien e tyre në fuqi direkt, jo përmes UNMIK-ut”, ka thënë Drecun për RTS..

Ai ka shtuar se anëtarësimi në këtë organizatë ndërkombëtare gjithashtu do ta fuqizonte prezencën e Kosovës dhe faktorizimin e saj në arenën ndërkombëtare, prandaj Serbia e sheh të papranueshëm një anëtarësim të tillë.


Shtuar më 04/09/2017, ora 11:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori