Draskovic: Serbët e Kosovës të dalin në zgjedhje
Pëlqej
Këshilli i përgjithshëm i Lëvizjes së Rimëkëmbjes Serbe e drejtuar nga Vuk Draskoviç ka vendosur njëzëri që dega e kësaj partie në Kosovë të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 12 dhjetorit. Ai ka deklaruar se kjo është në interesin më të madh të popullit serb në Kosovë, pasi sipas tij, zëri i serbëve duhet të dëgjohet edhe në Parlamentin në Prishtinë.

Ai konsideron se ai zë do të ishte shumë më i madh sikur qeveria e Serbisë ta kishte marrë vendimin për t’i ftuar serbët të marrin pjesë në ato zgjedhje, pasi që “askush nga Beogradi nuk ka të drejtë t’i bëjë thirrje popullit serb në Kosovë të bojkotojë luftën për të drejtat e veta”.
Shtuar më 07/11/2010, ora 13:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori