Dorëhiqet Gjukanoviç, ja kush pritet të emërohet kryeministër
Kryeministri Millo Gjukanoviç do të dorëhiqet pas thuasje 3 dekadave në pushtet. Me anë të një deklarate të Partisë Demokratike të Socialistëve citohet se ai do të largohet nga pushteti pas 27 vitesh, pasi kjo forcë politike emëroi bashkëpunëtorin e tij të afërt, Dusko Markoviç, si pasardhësin e tij të mundshëm.

Ky lajmërim vjen pasi partia e Millo Gjukanoviç fitoi zgjedhjet dhe pas disa muajsh spekulime për dorëheqjen e tij. Largimi i tij pason edhe grushtin e shtetit, që sipas Gjukanoviç, u organizua nga fuqi të huaja misterioze për të marrë pushtetin në Malin e Zi.

Partia “DPS” tha se nëse do të sigurojë shumicën në Parlament, do të emërojë zv.kryeministrin Markoviç për rolin e kreut të qeverisë. Zgjedhjet e 16 tetorit i dhanë partisë “DPS” fitoren dhe 356 vende në Parlament, por jo shumicën për të formuar qeverinë e vetme.

Disa media spekulojnë se largimi i Millo Gjukanoviç mund të jetë edhe kusht i partnerëve të mundshëm të koalicionit të ardhshëm qeveritar.

Tashme flitet se ai do të lërë të gjitha rolet shtetërore, por ka pasur opinione brenda partisë se mund të kandidojë si president në vitin 2018. /albeu.com/


Shtuar më 26/10/2016, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori