Dorëzohet mocion për rastin Kastrati
Prindërit e të ndjerës, Diana Kastriati kanë dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese një mocion kundër Gjykatës Komunale në Prishtinë, Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe sistemit të drejtësisë së Republikës së Kosovës për shkeljen e të drejtave individuale të së ndjerës Diana Kastrati.

Sipas RTK-së Diana Kastrati dyshohet se u vra vitin e kaluar nga ish-bashkëshorti i saj, A. Jashari me të cilin jetonte plot 10 vjet. E ndjera ishte ndarë nga ai për shkak të problemeve personale, e cila kishte marrë me vete edhe vajzën tetëvjeçare. Gëzim Kastrati, prindi i të ndjerës, ka treguar në atë kohë se policia nuk i ndihmoi së bijës, edhe pse kërcënimet ndaj saj ishin raportuar me kohë.

Disa muaj pasi e ndjera ishte ndarë nga bashkëshorti, dyshohet se ai vendosi t’i zgjidhë problemet duke e vrarë atë. Teksa Diana ishte nisur në mëngjes drejt Fakultetit të Mjekësisë, aty ku ishte gati në përfundim të studimeve, ish-bashkëshorti A. Jashari dyshohet se e qëlloi me armë zjarri, duke e lënë 27 vjeçaren të vdekur në vend.

Përfaqësuesi ligjorë i prindërve të së ndjerës Korab Sejdiu tha se bazuar në ligjin për mbrojtje nga dhuna në familje Gjykata Komunale në Prishtinë ka qenë e obliguar të trajtojë kërkesën e Diana Kastratit për urdhër për mbrojtje emergjente në afatë prej 24 orësh nga momenti i paraqitjes, gjë që nuk e ka bërë. Ai tha se ky mocion nuk paraqitet ndaj ndonjë gjykatësi individual por kundër sistemit të drejtësisë në përgjithësi në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2012, ora 13:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori