Dorëzohen përgjigjet për Studimin e Fizibilitetit
Qeveria e Kosovës ka dorëzuar përgjigjet në pyetësorin për përgatitjen e Studimit të Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimi. Përgjigjet në 444 pyetje, në 105 fusha të ndryshme janë përgatitur brenda 30 ditëve, nga 7 maj deri më 8 qershor 2012. Dokumenti final përbëhet nga 1,942 faqe, nga të cilat 504 janë përgjigjet në pyetje specifike dhe 1,483 faqe anekse.

Në njoftimin e Ministrisë së Integrimit thuhet se përgjigjet janë koordinuar nga Ministria e Integrimit Evropian. Të gjitha institucionet shtetërore, të nivelit qendror dhe lokal, kanë kontribuar në përgatitjen e përgjigjeve, të cilat thuhet se prezantojnë situatën faktike dhe të saktë të secilit sektor të pyetësorit. /albeu.com/
Shtuar më 09/06/2012, ora 15:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori