Dorëhiqet shefi i AKI-së Bashkim Smakaj
Bashkim Smakaj, drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, ka dhënë sot dorëheqjen. Në një komunikatë për shtyp të publikuar nga zyra e Presidentes së Republikës, Atifete Jahjaga, thuhet se presidentja dhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kanë pranuar sot dorëheqjen e zotit Smakaj.

Ende nuk bëhet të ditura arsyet e kësaj dorëheqjeje.

Jahjaga dhe Mustafa citohen të kenë "vlerësuar punën gjashtëvjeçare të Smakajt në themelimin dhe ndërtimin e AKI-së". /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2015, ora 15:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori