Naser Sahiti, i cili dje u emërua si Ushtruesi i Detyrës së Rektorit të Universitetit të Prishtinës, sot ka dhënë dorëheqjen.
“Sapo kam marrë një letër nga Prof. Asoc. Dr.
Naser Sahiti, i caktuar si U.D. i rektorit të UP-së, deri në zgjedhjet e parakohshme, me të cilën më njofton se kanë vendosur të tërhiqen nga detyrat që u kishte caktuar Këshilli Drejtues i UP-së.
KD e vlerëson këtë vendim të prorektorëve
Sahiti, Alija, Tahiri dhe Bajraktari, si shprehje të vullnetit të mirë për të ndihmuar proceset e ndryshimeve pozitive në UP të cilat tashmë kanë filluar në të gjitha njësitë akademike”, thuhet në njoftim e nënshkruar nga Muharrem Nitaj, kryetar i Këshillit Drejtues te UP-së, shkruan Telegrafi.
Duket se në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina" dorëheqjet sapo kanë filluar, pasi mbrëmjen e djeshme ka dhënë dorëheqjen
Rektori Gashi dhe prorektori Nuri Bexheti. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2014,
ora 16:49