Dorëhiqen kryetarët serbë, katër bashki shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme
Kryetarët e katër bashkive serbe të Kosovës kanë dhënë dorëheqje nga pozita e tyre për shkak të vendimit për taksën, duke nënshkruar kështu edhe një rezolutë me të cilën thuhet se kanë ndërprerë çdo kontakt me Prishtinën zyrtare.

Kështu, këto katër bashki kanë mbetur pa kryetar, e sipas ligjit për zgjedhje, do të duhej të organizoheshin zgjedhjejashtëzakonshme brenda 40 ditëve. Mirëpo, sipas asaj që serbët kanë cekur në rezolutë edhe nëse KQZ organizon zgjedhjet, ato do të bojkotohen.

Në shenjë revolte për taksën prej 100 për qind të vendosur nga qeveria kosovare për produktet serbe dhe boshnjake, katër kryetarë të komunave me shumicë serbe kanë dhënë dorëheqje.

Bëhet fjalë për komunën e Mitrovicës së Veriut, Zubin-Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Këtë e ka konfirmuar edhe Kryetari i Listës Serbe në një seancë të jashtëzakonshme që u mbajt në veri të Mitrovicës.

Sot serbët nënshkruan edhe një rezolutë sipas të cilës kërkohet ndërprerja e të gjitha kontakteve me Prishtinën zyrtare.

Mirëpo, sipas ligjit për zgjedhjet në Kosovë, në këto komuna nëse ndodh se shkarkohet apo dorëhiqet kryetari do të shkohet në zgjedhjejashtëzakonshme e kryetari i ri do të zgjidhet brenda 40 ditëve.


Shtuar më 27/11/2018, ora 12:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori