Dorëheqja e Haradinajt, Vucic mbledh në takim krerët e institucioneve
Dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, ka nxitur reagime nw Serbi, ku presidenti Aleksander Vuçiç, ka mbledhur në një takim urgjent krerët e institucioneve serbe, përfshirë edhe kreun e ‘Republika Srpska’ në Bosnie, Millorad Dodik.

Siç shkruan ‘blici’ serb, në këtë takim është duke marrë pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Aleksander Vulin, dhe ai i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviç, gjithashtu në takim është Marko Gjuriç dhe Nikolla Selakoviç.

Ndërkohë pritet që Vuçiç të adresohet nesër lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt.

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar si i dyshuar.
Shtuar më 19/07/2019, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori