Berisha: Ndërtesat e tërmetit si kotecë, është vjedhur të paktën 70%

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë në një takim me krerët e degëve në selinë blu, se në rindërtimet e tërmetit ka pasur të paktën 70% vjedhjen

Berisha tha se kryeministri Edi Rama përdor mediat për të mbuluar vjedhjet e tij.

“Shkoni te ndërtesat e këtij për tërmetin, kotecë të vërtetë. Po pse, 70% ai i vjedh. Keni ekspertë shkoni e mateni. Minimumi 70% i ka vjedhur. Shkoni në Vaqarr, në Prezë, kudo. Ai përdor mediat për të mbuluar vjedhjet e tij nga mëngjesi në darkë. Nuk e di se si ai shëtit mes nesh, është turp i madh. Taksa e arsimit, prisni kur të thotë taksa e arsimit apo e dijes. More hajdut ti nuk meriton të dalësh nga shtëpia në rrugë”, tha Berisha.

 

 


Shtuar 12.02.2023 19:16