Donika Kadaj-Bujupi nuk thotë se vetëm ka sakrifikuar për qytetarët e
Kosovës kur votoi për kalimin e
Marrëveshjes për Shënjimin e Kufirit me
Malin e Zi, në Kuvendin e
Kosovës. Ajo shprehet se prapa vendimit të saj për të votuar
demarkacionin qëndrojnë edhe dy arsye të tjera: Raporti i Bulliqit dhe marrëveshja mes presidentëve.
“Raporti Bulliqi dhe marrëveshja e arritur megjithatë lënë hapësirë për përmirësimin e
marrëveshjes së 2015-tës”, ka thënë Kadaj-Bujupi në një përgjigje, teksa ka shpjeguar arsyet pse ndërroi e qëndrimit lidhur me
demarkacionin.
“Edhe pse përgjatë tri viteve të fundit jam arrestuar dhjetra herë e kam dhjetra aktakuza, nevojat e mësiperme të popullit të
Kosovës e veçanërisht mundësia e përmirësimit të gabimeve eventuale të
marrëveshjes së re legjitimojnë këtë mundësi të re për zgjidhjen e problemeve që po e mbajnë peng me vite Kosovën”, ka thënë ajo.
Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje kishte kundërshtuar për tri vite marrëveshjen për
demarkacionin me
Malin e Zi, të nënshkruar nga ish-ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi dhe homologu i tij malazez Sërdan Darmanoviq në vitin 2015.
Madje, tashmë deputetja e AAK-së kishte hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e
Kosovës për të kundërshtuar këtë marrëveshje. Për këtë i ishte shqiptuar edhe një dënim nga Gjykata Themelore e Prishtinës, raporton Insajderi.
Por, Kadaj-Bujupi shprehet se “sot është një moment i ri”, e sipas saj, nuk është më koha për të përdorur gazin lotsjellës.
“Në retrospektivë, kemi parë se gazi asokohe e ka ndaluar marrëveshjen e dëmshme të demarkimit të kufirit me
Malin e Zi. Sot, jemi në një moment të ri”, deklaroi Kadaj-Bujupi.
“Kosova sot ballafaqohet me probleme të shumta e shumë bazike”.
Pas tre vitesh bllokim në çështjen e kufirit me
Malin e Zi, Kadaj-Bujupi thotë se ka ardhur koha që institucionet shtetërore të fokusohen në çështje të tjera; çështje të cilat prekin direkt jetët e qytetarëve.
“Tani që u ratifikua, megjithatë kemi hapësirë të vazhdojmë të merremi me temat të cilat prekin dhe kanë efekt të drejtëpërdrejtë në jetën e qytetarëve, pra në shëndetësi, arsim e punësim”, shprehet deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e
Kosovës.
Pas miratimit të
Marrëveshjes për Kufirin me
Malin e Zi, Kadaj-Bujupi komentoi edhe përparësitë që sjell liberalizimi i mundshëm i vizave për Kosovën, që kishte si kriter kryesor
demarkacionin.
“Sportistët e studentët tanë edhe pse për nga cilësia e kapaciteti mund të konkurojnë me ata ndërkombëtarë, penalizohen prej pjesëmarrjes në evente të ndryshme për shkak të izolimit me të cilin vendi jonë përballet padrejtësisht”, tha Kadaj-Bujupi.
Kadaj-Bujupi u largua nga Lëvizja Vetëvendosje javën e kaluar, pas përëarjes së kësaj partie në dy grupe. Një pjesë e madhe e deputetëve të VV-së u mblodhën bashkë në Grupin e Deputetëve të Pavarur, por ajo preferoi të rikthehej në partinë ku kishte kaluar pjesën më të madhe të karrierës së saj politike.
Shtuar më 22/03/2018,
ora 08:53