Kandidatja për deputete nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Donika Kadaj Bujupi, ka zhvilluar takim me banorët e Hajvalisë së Prishtinës, nga të cilët mori mbështetjen për koalicionin e tyre.
Kadaj – Bujupi, ka thënë me bindje se të gjithë po i mbështesin, sepse sipas saj vetëm me ta “bëhet Kosova 100%!”
“Banorët e Hajvalisë sot kanë kryeqytet. Deri në ardhjen e Qeverisë
Haradinaj, Prishtina e tyre me ligj trajtohej njëjtë sikurse çdo qytet apo qytezë tjetër e Kosovës, sepse pushtetet e mëhershme
kalkulonin politikisht edhe për një çështje kaq të
rëndësishme, siç
kalkulonin edhe me Pallatin e Rinisë që nuk ia kthenin komunës në menaxhim. Qeveria
Haradinaj i rregulloi këto dy çështje sepse ne nuk marrim vendime për inat, por për qytetarët e vendit”, ka shkruar ajo në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Banorët e Hajvalisë sot kanë kryeqytet. Deri në ardhjen e Qeverisë
Haradinaj, Prishtina e tyre me ligj trajtohej njëjtë sikurse çdo qytet apo qytezë tjetër e Kosovës, sepse pushtetet e mëhershme
kalkulonin politikisht edhe për një çështje kaq të
rëndësishme, siç
kalkulonin edhe me Pallatin e Rinisë që nuk ia kthenin komunës në menaxhim. Qeveria
Haradinaj i rregulloi këto dy çështje sepse ne nuk marrim vendime për inat, por për qytetarët e vendit.
Prandaj kemi fituar besimin dhe shihemi si parti që më të
rëndësishme se veten e ka shtetin dhe qytetarët.
E nderuar të bashkëbisedoja me disa qytetarë të Hajvalisë së Prishtinës, të cilët shprehën mbështetjen e pakusht për koalicionin tonë. Të gjithë po na mbështesin, sepse vetëm me ne bëhet Kosova 100%!
Shtuar më 28/09/2019,
ora 15:40