"Doni të vini në Gjermani? Bëjeni në mënyrë të ligjshme"
Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor Ernset Reichel, i cili i ëshjtë bashkuar thirrjeve për ndalimin e migrimit të paligjshëm të kosovarëve drejt vende të BE-së, ka thënë se ata që duan të shkojnë në Gjermani mund të provojnë këtë në mënyrë legale.


Ai ftoi rininë e kualifikuar kosovare që të aplikojnë për punë, por shprehu frikën se Kosova pastaj do të ketë deficit të këtyre profesionistëve.

"Nëse dëshironi të udhëtoni, bëjeni në mënyrë legale. E di që vizat vështirë nxirren, por këto procedura i kalon çdo shtetas i huaj e jo vetëm kosovarët. Ne jemi të përgatitur të japim më shumë para që të krijojmë biznese të vogla. Ne kemi ndarë tashmë një milion euro për të hapur biznese vetanake. Gjermania i mirëpret njerëzit që janë të kualifikuar, por kemi frikë që ju do të keni pastaj deficit të këtyre profesioneve në Kosovë", ka thënë Reichel në një intervistë për RTV 21. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2015, ora 13:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori