“Unë të ha dhe ty, po kujdes”, çfarë ndodhi mes Maestros dhe Ronaldo Sharkës

Një ditë më parë, Valbona Mema ka mbledhur bashkë familjarë e miq për të festuar ditëlindjen e saj. Mes të ftuarve ishin edhe disa prej ish-banorëve të “Big Brother VIP 2”, të cilët kanë postuar momente të ndryshme nga festa.

Madje nuk kanë munguar as postimet me humor dhe ngacmime. Armaldo Kllogjeri ka postuar në “Instastory” një video ku shfaqet Ronaldo Sharka duke ngrënë.

“Eh ç’ngeli duke ngrënë ky Ronaldo!”, shkruan krahas videos Maestro, duke e shoqëruar edhe me një emoji duke qeshur.

Këtë e ka ripostuar më pas gazetari në “Instastory”-n e tij, i cili po me humor i përgjigjet ish-banorit të BB VIP:

“Unë të ha dhe ty po kujdes”.


Shtuar 28.06.2023 12:30