Shkon në gjashtë numri i viktimave nga gripi në Kosovë

Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka njoftuar se nga tetori i vitit të kaluar, nga gripi janë prekur 214 persona, gjashtë prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

Detaje për këta pacientë ka dhënë gjatë ditës së enjte infektolgu i QKUK’së, Valbon Krasniqi.

“Mund të ju konfirmojë se në Klinikën Infektive të QKUK’së kanë ndërruar jetë. Katër prej tyre kanë qenë me sëmundje të mëhershme kronike të njohura”, shprehet ai.

E në bazë të këtyre statistikave Instituti ka shpallur edhe gjendjen epidemike me gripin sezonal, por është deklaruar se është nën kontroll.


Shtuar 20.02.2020 12:11