Doktori i njohur shqiptar fiton votat e gjermanëve për t'u bërë këshilltar në bashki
Pas suksesëve të një pas njëshme në fushën e mjekësisë, kirurgu me famë boterore Dr. Dr. Halil Krasniqi i cili punon në Spitalin Amerikan në Prishtinë, në mesin e shume politikanëve, fitoi votat e plota nga qytetaret Gjerman per këshilltar bashkiak në partinë politike të pamvarur, FWV.

Partia e pavarur politike (FWV), nga të gjitha partitë e tjera politike si SPD, CDU, Die Grünen, FDP, AfD agjiton, është komplet e pavarur dhe në politikën gjermane luan rolin e veçantë partiak.

Në një fjalim për gazetarët Gjerman Dr. Dr. Halil Krasniqi u shpreh se në aktivitetin e tij politik më tepër do të angazhohet në përmirësimin banesor dhe te qualitetit jetësor të qytetarëve, përqendrim në ruajtjen e ambientit dhe natyrës, ngritjen e infrastrukturës, orientim specifik eficient në financimin politik dhe institucioneve komunale, zhvillimin modern në zonat banesore dhe industriale, zhvillimin e mëtutjeshëm në shkolla dhe çerdhe, por të ndihmoj edhe shoqatat dhe institucionet e ndryshme sociale te popullatës Gjermane e sidomos edhe të bashkatdhetarëve kosovar dhe shqiptarë të cilët jetojnë dhe punojnë në këto vise.


Shtuar më 28/05/2019, ora 19:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori