Dogana konfiskon telefona në vlerën e 30 mijë eurove
Pëlqej
Dogana e Kosovës, gjatë një aksioni në dhjetë lokacione të telefonive mobile në Prishtinë kanë konfiskuar 156 telefona të mençur.

Zëdhënësi i doganës, Adriatik Stavileci, tha për Insajderin se lokacionet të cilat kanë qenë target i kontrollit ku janë gjetur ky numër i telefoneve mobil dyshohet mallin e kanë kontrabanduar.

“Vlera e tyre për momentin nuk dihet, derisa kalkulimet fillestare janë rreth 30.000 mijë euro”, tha Stavileci.


Shtuar më 14/12/2017, ora 16:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori