Aksident në Lushnje, makina “fluturon” poshtë shinave të trenit (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Lushnjes pasi një një shofer ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar jashtë rruge.

Mjeti në fjalë, i tipit Mercedez Benz, ka përfunduar poshtë shinave të trenit dhe sipas informacioneve bëhet fjalë se ka të lënduar.

Bëhet me dije se ambulanca e policia kanë qenë aty për të ndihmuar të lënduarit dhe për të zbardhur më tej rrethanat e ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 22.10.2021 17:55