Do të mbyllet administrata e UNMIK-ut në veri
Qeveria e Kosovës, e përkrahur nga Zyra Civile Ndërkombëtare dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do ta mbyllë administratën e UNMIK-ut në pjesën veriore të Mitrovicës, UAM. Kështu së paku thuhet në një dokument, një kopje të të cilit ka arritur ta sigurojë “Koha Ditore” nga një burim i sigurt.

Dokumenti, i titulluar “Qeveria e Kosovës bart financimin e shërbimeve komunale në veri nga UAM në ZAMV”, është i përshkruar si një “non-paper”, që në gjuhën diplomatike ndërkombëtare zakonisht përshkruan marrëveshje apo tekste të negociuara joformalisht. Ai i ngjan më tepër një plani të veprimit, që synimin e deklaruar e ka mbylljen e UAM-it më 31 mars 2012">2012 dhe zëvendësimin e kësaj administrate të OKB-së me një Zyre të përkohshme administrative për Mitrovicën veriore (ZAMV), e cila do të jetë nën autoritetin e Qeverisë së Kosovës, dhe paralajmërohet se do të jetë e vendosur në Mëhallën e Boshnjakëve, shkruan sot Koha Ditore.

Në arsyetimin e synimit për mbylljen e UAM-it në Mitrovicë dhe zëvendësimin me një administratë tjetër të përkohshme, plani përmend “ndryshimet në terren që nga 25 korriku 2011” dhe “qëllimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar për t’i dhënë fund pavarësisë së mbikëqyrur deri në fund të vitit 2012">2012”.

Plani, që mban datën 31 janar 2012">2012, përmban 10 pika/veprime, zbatimi i të cilave, sipas dokumentit, është dashur të niste më së largu më 3 shkurt, me një takim të përfaqësuesit civil ndërkombëtar, Pieter Feith, dhe ambasadorit të SHBA-së në Prishtinë, Christopher Dell, për të dakorduar hapat e përshkruar në dokument.
Shtuar më 09/02/2012, ora 11:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori