Do të bëjmë çmos për kandidaturën
Borislav Stefanoviq
Serbia do të bëjë çmos që të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, por nuk do ta shkelë as Kushtetutën dhe as Rezolutën 1244, ka thënë shefi i ekipit negociator të Serbisë, Borko Stefanoviq.

“Do të bëjmë çdo gjë që është e mundshme që të marrim statusin, por para kësaj do të kemi parasysh edhe interesat kombëtare, Kushtetutën dhe Rezolutën 1244, të cilat nuk do t’i shkelim”, transmetojnë deklaratën e Stefanoviqit mediat serbe.

Ai ka thënë se është në dijeni për vizitën e ndërmjetësit të BE-së, Robert Cooper në Prishtinë.

Stefanoviq paralajmëroi konsultime të mëtejme me bashkësinë ndërkombëtare në lidhje me zgjidhjen e problemit të përfaqësimit të Kosovës në forumet rajonale.
Shtuar më 14/02/2012, ora 21:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori