”Do ta votoj secilin shqiptar që kandidon për kryetar të Kuvendit”
Deputeti tashmë i zgjedhur i AKR-së, Labinot Tahiri tha se do ta votojë secilin kandidat për kryetarKuvendit, që sipas tij mjafton që ai të jetë shqiptar.

Tahiri me këtë nënkuptoi se do ta votojë edhe Kadri Veselin nëse kandidon për kryetar. “Unë them edhe e kam thënë do ta votoj secilin kandidat shqiptar që propozohet për kryetarKuvendit, qoftë edhe ai Kadri Veseli”, tha Labinot Tahiri për KP.

Ndryshe, deputetët e VV-së kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Kadri Veselin nëse ai kandidon për kryetarKuvendit. Të njëjtin vendim e ka marrë dje edhe LDK-ja.
Shtuar më 26/07/2017, ora 14:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori