Do përforcohet imazhi i Kosovës në botë
Pëlqej
Zëvendësministri i Jashtënm, Petrit Selimi është shprehur se Kosova do ta përforcojë imazhin e saj në botë.

Ai mendon se përfundimi i procesit të hetimeve për krimet e luftës do të hapë një dritare të re për Kosovën, që ndihmon në përmirësimin e imazhit të saj në botë.

“Çfarëdo raporti, ku përmenden organet, krime lufte dhe Kosova në një kontekst të tillë, nuk janë të mira për imazhin ngase ripërkujtojnë publikun botëror për Kosovën e luftës e jo për Kosovën e re, të pasluftës”, tha Selimi.

Petrit Selimi tha se qeveria e Kosovës ka qenë e gatshme të presë çfarëdo lloj hetimi dhe se është treguar një shtet serioz karshi çdo raporti ndërkombëtar. /albeu.com/



Shtuar më 04/08/2014, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori