Do ndërtohen 286 shtëpi për serbët e zhvendosur nga Kosova
Këtë javë ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Aleksandër Jabllanoviç, do të vizitojë disa nga serbët e Kosovës të zhvendosur, të cilët jetojnë në komunën e Prokuples. Ai tha se këtë vit do të sjellë një projekt që synon kthimin e romëve të zhvendosur nga Kosova, të cilët jetojnë në Mal të Zi dhe Maqedoni.

“Ky është një projekt i bashkëfinancuar nga Komisioni Evropian. Përfundimi i tij do të bëhet brenda këtij viti, ndërsa parashikohet ndërtimi i 286 shtëpive për të kthyerit”, tha Jablanoviç.

Ministri serb tha për "Tanjugun" se “do të vizitojë serbët e zhvendosur nga Kosova, të cilët jetojnë në Serbinë qendrore, ndërsa në kuadër të kësaj vizite, do të vizitojë edhe disa familje gjakovare që jetojnë në Prokuple”.

Kujtojmë se ministri serb po përballet me protesta të vazhdueshme të qytetarëve, të cilët po kërkojnë largimin e tij nga qeveria e Kosovës, pasi Jabllanoviq javë më parë i kishte quajtur “egërsira” protestuesit gjakovar që ndaluan hyrjen e serbëve kosovarë në manastirin e Gjakovës. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2015, ora 12:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori